Kalo te përmbajtja kryesore Kalo te kërkimi Kalo te navigimi kryesor
Mirë se vini në Würth Kosova
Vetëm për klientët Craft
Kontakti: +383 48 72 72 73

Imprint

Kushtet e Përdorimit ("Kushtet") janë të detyrueshme për të vazhduar më tutje shfrytëzimin e shërbimeve dhe produkteve të Wurth Kosova dhe në momentin e pranimit të tyre, trajtohen si kontratë e lidhur nga në mes të: Wurth Kosova SH.P.K. (këtu e tutje "Wurth Kosova"), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e cila është e organizuar dhe vepron në bazë të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve të Kosovës – ARBK, me numër unik identifikues 810492950 dhe adresë në: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, KM15, Lipjan, 14000, Republika e Kosovës; dhe juve si përdorues, në bazë të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë ("Përdoruesi"); Individualisht i referuar si "Palë", dhe së bashku të referuar si "Palët".

Wurth Kosova mbledh me kujdes informacionet për këtë faqe interneti dhe i përditëson ato rregullisht. Megjithatë, informacionet e publikuara këtu janë të karakterit të përgjithshëm dhe Wurth Kosova nuk mban përgjegjësi për saktësinë dhe plotësinë e tyre. Të gjithë përdoruesit që hyjnë në faqet www.wurth-kosova.com i përdorin përmbajtjet e tyre me përgjegjësinë e vet. Wurth Kosova nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, të rastësishme, pasuese, indirekte ose ndëshkuese që mund të lindin nga qasja, përdorimi ose pamundësia e përdorimit të faqes së internetit, si dhe për çdo gabim ose mungesë në përmbajtjen e saj. Informacionet e paraqitura në këtë faqe nuk zëvendësojnë informacionet që mund të merrni përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me punonjësit e kompanisë.

Të drejtat e autorit: Wurth Kosova është pronare e të gjitha të drejtave të autorit për faqet www.wurth-kosova.com dhe eshop.wurth-kosova.com. Asnjë pjesë e këtyre faqeve nuk mund të riprodhohet, kopjohet, përdoret apo shfrytëzohet për qëllime komerciale pa lejen me shkrim të Wurth Kosova. Wurth Kosova rezervon të drejtën të ndryshojë përmbajtjen e kësaj faqeje interneti në çdo mënyrë, në çdo kohë dhe për çfarëdo arsyeje, dhe nuk do të mbajë përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të lindin nga këto ndryshime.