Kalo te përmbajtja kryesore Kalo te kërkimi Kalo te navigimi kryesor
Mirë se vini në Würth Kosova
Vetëm për klientët Craft
Kontakti: +383 48 72 72 73

TERMET DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME

TERMET DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME – E SHOP WURTH KOSOVA

Përditësimi i fundit më 05 maj 2026

Mirë se vini në E Shop Wurth Kosova! Këto janë kushtet që zbatohen për çdo blerje të kryer në E Shop Wurth Kosova. Para se të porosisni produktet tona, duhet të njiheni me këto dispozita, sepse ato përmbajnë informacione të rëndësishme mbi të drejtat dhe detyrimet tuaja. Duke bërë një porosi, pra duke blerë në dyqanin tone online, ju konfirmoni se i keni lexuar Termet Dhe Kushtet Përgjithshme dhe i pranoni plotësisht. Me vendosjen e porosisë, përkatësisht me blerjen në dyqanin tonë online, ju lidhni një kontratë shitjeje në formë formë elektronike me Wurth - Kosova SH.P.K., për të cilën zbatohen dispozitat ligjore në fuqi.

1. PËRKUFIZIME

Wurth - Kosova SH.P.K. ("kompania","ne", "neve", "jonë/a", "tonë/a", "nesh"), është një kompani e regjistruar në Kosovë në adresën Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15, Lipjan, 14000, Republika e Kosovës, me numër unik identifikues 810492950 dhe numër të regjistrimit të biznesit 70161635, (tutje referuar si "Wurth Kosova"). Wurth Kosova në kuadër të aktiviteteve tësaj operon dhe ofron produktin "E Shop Wurth Kosova", që ka për qëllim që konsumatorëve të Wurth Kosova të ju ofroj mundësi të blerjes së mallrave dhe produkteve të ndryshme nëpërmjet platformes "E Shop Wurth Kosova" (tutje referuar si "Platforma"), e cila operon në faqen e internetit eshop.wurth-kosova.com (tutje referuar si "faqja e internetit"). Ne operojmë faqen e internetit si dhe çdo product dhe shërbim tjetër të lidhur që I referohet ose lidhet me këto termet dhe kushtet e përgjithshme ligjore (tutje referuar si si "Kushtet ligjore") (së bashku referuar si "Shërbimet"). Këto Kushte Ligjore përbëjnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme të bërë midis nesh dhe Klientit apo Konsumatorit, pra Juve si përdorues, në bazë të të të dhënave të ofruara në momentin e regjistrimit tuaj në platformë (tutje referuar si "Ju", "Përdoruesi", "Klienti", apo "Konsumatori"), qoftë personalisht ose në emër të një subjekti, në lidhje me qasjen tuaj dhe përdorimin e Shërbimeve. Kushtet ligjore përcaktojnë termet dhe kushtet e përgjithshme, të cilat rregullojnë përdorimin e faqes së internetit eshop.wurth-kosova.com si dhe blerjen e produkteve të plasuara në të. Nëse vazhdoni tutje, ju pranoni që duke hyrë në Shërbimet, ju keni lexuar, kuptuar dhe pranuar të jeni të detyruar nga të gjitha këto Kushte Ligjore. Nëse nuk pajtoheni me të gjitha këto kushte ligjore, atëherë ju ndalohet shprehimisht përdorimi i shërbimeve dhe ju duhet të ndalni përdorimin menjëherë. Duke përdorur Shërbimet tona, ju deklaroni dhe pohoni se jeni të paktën 18 vjeç ose, se jeni prindi ose kujdestari ligjor i një të mituri dhe ju jepni pëlqimin që i mituri të përdorë Shërbimet. Mund të na kontaktoni përmes telefonit në +383 48 72 72 73, apo në email adresën në [email protected] ose përmes adresës postare në Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15, Lipjan, 14000, Republika e Kosovës. Ne ju rekomandojmë që të printoni një kopje të këtyre Kushteve Ligjore për të dhënat tuaja.

2. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • 2.1. Platforma E Shop Wurth Kosova është një treg elektronik online, i cili përmban një game të gjërë të produkteve me të dhëna për produktet e ofruara, fotografi dhe detaje tjera të rëndësishme që kanë për qëllim t'i ofrojnë konsumatorëve të Wurth Kosova një pasqyrë ë plotë të produkteve (tutje referuar si "Produktet").
  • 2.2. Shërbimet e E Shop Wurth Kosova janë të destinuara për përdoruesit të cilët janë të paktën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç. Personat nën moshën tgjashtëmbëdhjetë (16) vjeç mund të regjistrohen tek ne, por vetëm nëse kanë pëlqimin e prindit dhe/ose të kujdestarit të tyre ligjor, duke përfshirë pëlqimin për këto Kushte Ligjore Sipas këtyre Kushteve Ligjore dhe Politikës tonë të Privatësisë, prindërit dhe/ose kujdestarët ligjorë janë përgjegjës për dhënien e pëlqimeve të nevojshme për fëmijët që nuk kanë mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç. Wurth Kosova në asnjë rrethanë nuk është përgjegjëse për veprimet e prindit dhe/ose kujdestarit ligjor në lidhje me një të mitur nën përkujdesin e tyre. Ne ju këshillojmë fuqimisht që të mbikëqyrni me kujdes fëmijët gjatë përdorimit të Shërbimeve tona. Nëse ne kuptojmë se janë mbledhur informacione personale nga përdorues nën moshën 16vjeç pa pëlqimin e prindit dhe/ose kujdestarit ligjor, ne do të ç'aktivizojmë llogarinë dhe do të marrim masa të arsyeshme për t'i fshirë menjëherë këto të dhëna nga të bazat tona të të dhënave. Nëse ju viheni në dijeni për ndonjë të dhënë që ne mund të kemi mbledhur pa vetëdije nga fëmijët nën moshën 16 vjeç, ju lutemi na kontaktoni në [email protected]. Nëse blerësi është person juridik, personi që bën porosinë garanton se ka autorizimin për të lidhur kontratën në emër të tij. Kushtet speciale që devijojnë nga këto rregulla vlejnë vetëm nëse kemi rënë dakord me shkrim. Dispozitat që vlejnë për Konsumatorët nuk zbatohen për blerës juridikë.
  • 2.3. Informacioni i dhënë gjatë përdorimit të Shërbimeve nuk është i destinuar për shpërndarje ose përdorim nga ndonjë person ose entitet në ndonjë juridiksion ose vend ku shpërndarja ose përdorimi i tillë do të ishte në kundërshtim me ligjin ose rregulloren ose që do të na nënshtronte ndonjë kërkesë regjistrimi brenda këtij juridiksioni ose vendi. Prandaj, ata persona që zgjedhin të aksesojnë Shërbimet nga vende të tjera e bëjnë këtë me iniciativën e tyre dhe janë vetëm përgjegjës për pajtueshmërinë me ligjet lokale, nëse dhe në masën që ligjet vendore janë të zbatueshme.

3. KONTRATA

  • 3.1. Kontrata në mes nesh dhe Konsumatorit lidhet përmes Platformes www.wurth-kosova.com. Vendosja e produkteve tona në Platformë përbënë një ofertë e cila i drejtohet konsumatorëve, me qëllim të lidhjes së Kontrates së Shitjes në Distancë.
  • 3.2. Për të lidhur këtë Kontratë, Konsumatori duhet që të shtoj produktin apo produktet e përzgjedhura në Shportën e blerjes (tutje referuar si "Shporta") dhe të procesoj deri në fund të porosisë. Produktet në Shportë si dhe të dhënat e vendosura mund të ndryshohen para vendosjes së porosisë tuaj, përmes opsioneve të ofruara në Platformë. Pas vendosjes së produkteve në Shportë, Konsumatori duhet të plotësoj rubrikat e Adresës, Transportit, Pagesës dhe të tjera të kërkuara nga Platforma.
  • 3.3. Pas dhënies së Konfirmimit përfundimtar për ekzekutimin e Porosisë, Kontrata në mes të Konsumatorit dhe Wurth Kosova konsiderohet e lidhur. Konsumatori domosdoshmërisht duhet që të pranoj këto Kushte për të vendosur porosinë

4. DEKLARIMET DHE GARANCITË E PËRDORUESVE

  • 4.1. Duke përdorur platformen ju deklaroni dhe garantoni që:
    - të gjitha informacionet e regjistrimit që dorëzoni janë të vërteta, të sakta, aktuale dhe të plota;
    - ju do të ruani saktësinë e këtij informacioni dhe do të përditësoni menjëherë informacionin e regjistrimit sipas nevojes;
    - ju keni zotësinë juridike dhe pranoni të pajtoheni me këto Kushte Ligjore;
    - nuk jeni nën moshën 16 vjeç;
    - nuk jeni i mitur në juridiskionin ku banoni, ose nëse jeni i mitur, keni marrë lejen e prindërve për të përdorur Platformen;
    - ju nuk do t'i qaseni Platformes nëpërmjet mjeteve të automatizuara ose jo njerëzore, qoft përmes një boti, skripti ose të ndryshme;
    - ju nuk do të përdorni Platformen për ndonjë qëllim të kundërligjshëm ose të paautorizuar; dhe
    - përdorimi juaj i Platformes nuk do të shkelë asnjë ligj ose rregullore në fuqi.
  • 4.2. Nëse jepni ndonjë informacion që është i pavërtetë, i pasaktë, jo actual ose jo i plotë, ne kemi të drejtë të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj dhe të refuzojmë çdo përdorim aktual ose të ardhshëm të Platformes (ose ndonje pjesë të tyre).

5. REGJISTRIMI I PËRDORUESVE

Për të përdorur Shërbimet, ne mund të ju kërkojmë që të regjistroheni. Ju pranoni ta mbani fjalëkalimin tuaj konfidencial dhe do të jeni përgjegjës për të gjithë përdorimin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj. Ne rezervojmë të drejtën për të hequr, kërkuar ose ndryshuar një emër përdoruesi që ju zgjidhni nëse përcaktojmë, sipas gjykimit tonë, se ky emër përdoruesi është i papërshtatshëm, i turpshëm ose ndryshe i kundërshtueshëm.

6. PRODUKTET

  • 6.1. Ne bëjmë çdo përrpjekje për të shfaqur sa më të sakt specifikat, veçorit, ngjyrat dhe detajet e produkteve të disponushme në Plaformen tonë. Migjithatë, ne nuk garantojmë që specifikat, veçorit, ngjyrat dhe detajet tjera do të jenë të sakta, të plota, të besushme, aktuale ose pa gabime të tjera si dhe se ekrani juaj elektronik mund të mos pasqyroj me saktësi ngjyrat dhe detajet aktuale të produkteve. Të gjitha produktet i nënshtrohen disponueshmerisë dhe ne nuk mund të garantojmë që artikujt do të jenë në depon tonë. Ne rezervojmë të drejten për të ndërprerë çdo product në çdo kohë për çfardo arsye. Çmimet për të gjitha produktet mund të ndryshojnë.
  • 6.2. Konsumatorët janë të detyruar që menjëherë të verifikojnë dhe kontrollojnë produktet e dorëzuara ose të marrura për korrektësinë, plotësinë dhe dëmtimin e mundëshëm. Produkti nuk duhet të ketë asnjë të metë fizike ose juridike dhe i njejti duhet të jetë i gatshëm për përdorim nga konsumatori. Pas pranimit fizik të produktit nga Konsumatori, nëse i njejti sheh se produkti përmbanë defekt, duhet të organizojë kthimin e produktit tek Wurth Kosova për të zëvendësuar atë me një product tjetër pa defekt.
  • 6.3. Me njoftimin mbi ekzistimin e defektit të produktit, konsumatori ka për detyrë ta përshkruaj defektin hollësisht. Gjatë kësaj periudhe kohore konsumatori duhet të ruaj produktin në gjendjen në të cilën është dorëzuar dhe nuk mund ta përdor atë. Defekti mund të jetë i dukshem, pra që vërehet përmes shikimit apo defekte tjera të fshehura pra defekte që me shikim të rëndomt apo të zakonshëm nuk mund të vërehehen nga blerësi.
  • 6.4. Konsumatori ka për detyrë që produktin e pranuar ta shikojë/observoj, dhe për defektet e mundshme të lajmëroj Wurth Kosova në afat prej (10) ditësh.
  • 6.5. Kur për shkak të ndonjë defekti janë bërë riparimet e produktit, dërgimi i produktit tjetër, zëvendësimi dhe të ngjashme afatet fillojnë të rrjedhin që nga dorëzimi i produktit të riparuar, dorëzimi i produktit tjetër, zëvendësimi i pjesëve dhe të ngjashme.
  • 6.6. Në rastet kur kontrollimi i produktit bëhet në prani të të dy palëve, pra në zyret e Wurth Kosova apo në ndonjëren nga Shop-at fizik të kompanisë dhe jo në shijtjet në distance, konsumatori është i detyruar që vërejtjet e veta për defekte e dukshme t'ia komunikoj Wurth Kosova menjëherë, përndryshe e humb të drejten e zëvendësimit, kompensimit dhe riparimit mbi bazën e produktit me defekt.
  • 6.7. Wurth Kosova nuk përgjigjet për defektet në qoftë se:
    - produkti nuk ka veçoritë e duhura për përdorimin e tij të rregullt ose për qarkullim;
    - në qoftë se produkti nuk ka veçori dhe karakteristika të cilat janë kontraktuar shperhimisht ose heshtazi, përkatësisht që janë caktuar;
    - mospërgjigja e Wurth Kosova, vjen në shprehje në qoftë se blerësi në momentin e lidhjes së kontratës ishte në dijeni për këto të meta apo defekte sikur në pikat pikat e lartëshënuara, ose ato defekte kanë qenë të njohura për blerësin.
  • 6.8. Që nga momenti i dorëzimit të produktit nga Wurth Kosova apo kontraktorët e tij tek Blerësi, ky i fundit do të bartë rrezikun e dëmtimit dhe/apo prishijes së produktit dhe përgjegjësia është tërësisht mbi të.
  • 6.9. Çështja e kthimit të produktit me të meta nuk ka të bëjë me çëshjen e garancionit, e cila trajtohet ndaras nga këto Kushte.
  • 6.10. Në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, defekti material është i pa rëndësishem dhe nuk merret paraysh.

7. ÇMIMET

  • 7.1. Çmimi i secilit produkt është ai që paraqitet pranë produktit të listuar në Platformë.dhe përfshinë TVSH-në, përveç rasteve të shënuara ndryshe.
  • 7.2. Monedha zyrtare e përdorur në këtë platformë është euro (EUR). Të gjitha çmimet, pagesat, tarifat dhe transaksionet do të përpunohen dhe do të shfaqen ekskluzivisht në EUR.
  • 7.3. Nëse konstatohet se një çmim është shfaqur gabimisht, ne do t'ju njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do t'ju ofrojmë zgjedhjen për:
    - të konfirmuar blerjen me çmimin korrekt; ose
    - të anuloni porosinë.
    Nëse nuk mund të kontaktoheni, porosia do të anulohet automatikisht dhe çdo pagesë e kryer do t'ju rimbursohet përmes së njëjtës metodë të pagesës.
  • 7.4. Çmimet e publikuara vlejnë ekskluzivisht për blerjet e kryera online në platformën tonë. Këto çmime nuk përfshijnë koston e dërgesës, e cila llogaritet veçmas gjatë procesit të porosisë dhe varet nga adresa e destinacionit, mënyra e dërgimit dhe pesha e porosisë.
  • 7.5. Wurth Kosova nuk është e detyruar të ofrojë një produkt me çmim të vendosur në mënyrë të qartë dhe të dukshme gabim. Ne rezervojmë të drejtën të korrigjojmë çdo gabim ose pasaktësi në çmime.

8. METODA E PAGESËS

  • 8.1. Ne ofrojmë mënyrat e mëposhtme të pagesës për blerjet e realizuara në Platformë:
    - Pagesë me para të gatshme (në momentin e pranimit të porosisë)
    - Pagesë online (blerje e menjëhershme ose me këste) – Visa apo Mastercard
    - Pagesë përmes transferit banker
  • 8.2. Pagesat me kartelë bankare realizohet kur konsumatori zgjedhë të paguaj me kartelë debiti apo krediti, ai/ajo jep autorizimin të qartë që Wurth Kosova të ngarkoj kartelen me vlerën e plotë të produktit dhe shpenzimet e dërgimit, kur ato aplikohen. Siguria e të dhënave të karteles sigurohet nga procesuesi i pagesave gjegjësisht banka përkatëse përmes platformes së saj. Wurth Kosova nuk mbanë përgjegjësi për asnjë rast të keqpërdorimit të kartelave nga pale të treta.
  • 8.3. Në rast të pagesave të kryera përmes kartelave apo llogarive bankare, çfarëdo vonese ose dështimi në ekzekutimin e pagesës që vjen nga banka apo institucioni juaj financiar, nuk mund të konsiderohet përgjegjësi e Wurth Kosova. Çdo vonesë në dorëzimin e porosisë, e shkaktuar nga vonesat në realizimin e pagesës nga ana e institucionit financiar, nuk i atribuohet Wurth Kosovës.
  • 8.4. Blerësi obligohet që të jepni informacione të sakta, të plota dhe të përditësuara për blerjet dhe llogarinë tuaj. Gjithashtu, blerësi duhet të përditësoj menjëherë të dhënat e pagesës dhe llogarisë duke përfshirë emailin, mënyrën e pagesës dhe datën e skadimit të kartelës në mënyrë që të mund të finalizohen transaksionet dhe të kontaktohet nga shitësi kur është e nevojshme.

9. E DREJTA PËR REFUZIM OSE KUFIZIM TË POROSIVE

9.1. Wurth Kosova rezervon të drejtën të refuzojmë çfarëdo porosie të vendosur përmes Platformes. Sipas vlerësimit tonë, mund të kufizojmë ose anulojmë porositë që lidhen me:
- të njëjtin klient ose llogari
- të njëjtën metodë pagese
- të njëjtën adresë faturimi ose dërgimi

10. DORËZIMI I PRODUKTEVE

  • 10.1. Produktet i dorëzohen Konsumatorit në varësi të disponueshmërisë së tyre të paraqitur në Platformë. Wurth Kosova synon të realizojë dorëzimin në afatin më të shpejtë të mundshëm, me përjashtim të produkteve me përmasa të mëdha ose atyre që kërkojnë trajtim specifik.
  • 10.2. Si praktikë e përgjithshme, dorëzimi kryhet nga kompani të jashtme postare me të cilat Wurth Kosova bashkëpunon. Konsumatori, sipas dëshirës, mund të zgjedhë edhe opsionin e tërheqjes së produktit në zyren qëndrore të Wurth Kosova në adresën Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15, Lipjan. Në raste të veçanta, për produkte me vëllim ose peshë të konsiderueshme, dorëzimi mund të realizohet drejtpërdrejt nga Ofruesi.
  • 10.3. Nëse Konsumatori nuk gjendet në adresën e specifikuar për pranimin e porosisë, Wurth Kosova apo kontraktorët postar që bashkëpunon do të kontaktojnë Konsumatorin dhe do të tentojnë dorëzimin brenda tre (3) ditëve të ardhshme. Nëse edhe përpjekja e dytë nuk rezulton e suksesshme, produkti do të kthehet në depo dhe porosia do të anulohet.
  • 10.4. Wurth Kosova synon të përpunojë dhe dorëzojë porositë brenda afateve të njoftuara, por mund të paraqiten vonesa të shkaktuara nga rrethana jashtë kontrollit tonë, si:
    - çrregullime logjistike ose të transportit,
    - procedura doganore dhe kërkesa rregullatore,
    - vonesa nga furnitorë ose palë të treta,
    - mungesë e stokut,
    - fatkeqësi natyrore, greva ose situata të tjera të forcës madhore.
    Data e dorëzimit e treguar në email-in e konfirmimit nuk konsiderohet datë e garantuar nëse lindin vonesa nga faktorë të tillë.
  • 10.5. Pavarësisht përpjekjeve për të mbajtur informacion të saktë mbi stokun, mund të ndodhin raste kur produkti shfaqet gabimisht si "në stok" ose bëhet i padisponueshëm pas kryerjes së porosisë për shkak të azhurnimeve në inventarin e furnitorit. Në këto raste, Wurth Kosova do të njoftojë Konsumatorin sa më shpejt që të jetë e mundur dhe do të ofrojë alternativa si:
    - anulimi i porosisë, ose
    - zëvendësimi me një produkt tjetër të ngjashëm.
  • 10.5. Wurth Kosova nuk mban përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, të tërthorta ose aksidentale që mund të rezultojnë nga vonesat në përpunim, dorëzim apo nga mospërputhjet e stokut. Duke vendosur porosinë, Konsumatori pranon dhe bie dakord me këto kushte.

11. POLITIKA E KTHIMIT TË PRODUKTIT

  • 11.1. Konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga Kontrata dhe të kthejë produktin pa asnjë arsye dhe pa kosto shtesë (nëse produkti nuk është hapur), brenda 14 ditëve nga data kur konsumatori ose një person i tretë i autorizuar (përveç dërguesit/postës) ka marrë fizikisht produktin. Në rast të disa produkteve brenda të njëjtës porosi, por të dorëzuara veçmas, afati 14-ditor fillon nga dita e marrjes së produktit të fundit.
  • 11.2. Tërheqja brenda 14 ditëve, pa asnjë detyrim financiar, lejohet vetëm nëse konsumatori:
    - nuk ka hapur mbështjellësin, duke përfshirë elementet mbrojtëse si foli, mbrojtës xhami (p.sh. për produkte elektrike dhe të tjera)
    - nuk ka hapur paketimin origjinal, pra nuk ka ndërhyrë në asnjë formë të ambalazhimit të produktit.
  • 11.3. Për të ushtruar të drejtën e tërheqjes pa kosto brenda 14 ditëve, produkti:
    - nuk duhet të jetë hapur,
    - nuk duhet të jetë përdorur nga konsumatori.
  • 11.4. Konsumatori pranon se, nëse produkti është hapur ose ambalazhi origjinal është dëmtuar/hapur, atëherë në rast të tërheqjes nga Kontrata, ai detyrohet t'i paguajë Wurth Kosova-s deri në 50% të vlerës së produktit, për shkak të zvogëlimit të vlerës së tij në treg.
  • 11.5. E drejta e tërheqjes përfundon 14 ditë pas:
    - marrjes fizike të produktit nga konsumatori ose personi i autorizuar, ose
    - marrjes së produktit të fundit, nëse porosia përmban disa artikuj të dorëzuara veçmas.
    Pas skadimit të këtij afati, tërheqja nga Kontrata nuk mund të realizohet.
  • 11.6. E drejta për t'u tërhequr ushtrohet duke kthyer produktin fizikisht në zyrat e Wurth Kosova në adresën: Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15, Lipjan, 14000, Republika e Kosovës, Përpara kthimit, konsumatori duhet të:
    - bëjë kërkesën për kthim online përmes llogarisë në Wurth Kosova;
    - pritet të kontaktohet nga stafi ynë për detajet e procedurës;
    - përgatisë produktin për transport duke e ambalazhuar në mënyrë të sigurt;
    - sigurojë që produkti ka paketimin origjinal dhe të gjitha aksesorët.
    - Kthimi mund të bëhet personalisht ose përmes një kompanie postare të zgjedhur nga konsumatori.
  • 11.7. E drejta juaj për të anuluar Kontratën pa asnjë detyrim financiar ndaj Wurth Kosova zbatohet vetëm për produktet që kthehen në të njëjtën gjendje në të cilën janë pranuar. Në çdo rast, produkti që do të kthehet duhet të shoqërohet me fletëpagesën që keni marrë në momentin e dorëzimit. Një përmbledhje e procedurës për ushtrimin e kësaj të drejte do t'ju ofrohet kur të merrni porosinë.
  • 11.8. Nëse Konsumatori e ka hapur produktin në çfarëdo forme, duke ndikuar kështu në vlerën e tij tregtare, ai detyrohet që, në rast të tërheqjes nga Kontrata brenda afatit 14-ditor, t'i paguajë Wurth Kosova një shumë deri në 50% të çmimit të rënë dakord / çmimit të blerjes së produktit.
  • 11.9. Ne do ta kontrollojmë me kujdes produktin e kthyer dhe, brenda një periudhe të arsyeshme, do t'ju informojmë me email nëse produkti mund të riparohet, zëvendësohet ose nëse keni të drejtë për rimbursim. Konsumatori ka të drejtë t'i kërkojë fillimisht Wurth Kosovës riparimin e produktit, ose të kërkojë zëvendësimin e tij, në të dyja rastet pa pagesë, përveç kur një prej këtyre veprimeve është i pamundur ose i paarsyeshëm. Riparimi konsiderohet i paarsyeshëm kur i shkakton Wurth Kosovës kosto të tepruara në krahasim me zgjidhjen tjetër, duke marrë parasysh:
    - vlerën që do të kishte produkti po të mos ekzistonte mospërputhja;
    - rëndësinë e mospërputhjes;
    - nëse zgjidhja alternative mund të kryhet pa vështirësi të konsiderueshme për konsumatorin.
  • 11.10 Çdo riparim ose zëvendësim do të kryhet brenda një periudhe të arsyeshme dhe pa shkaktuar shqetësime të konsiderueshme për konsumatorin, duke marrë parasysh natyrën e produktit dhe qëllimin për të cilin ai është blerë. Nëse produkti nuk është në përputhje me kontratën dhe është i mbuluar nga garancia, afati për riparimin e tij do të përcaktohet sipas kushteve të garancisë. Në rast se konfirmohet një defekt ose dëmtim në produktin e kthyer, ne do të bëjmë rimbursim të plotë, duke përfshirë edhe shpenzimet që keni paguar për dërgimin dhe kthimin e produktit. Rimbursimi do të kryhet gjithmonë përmes të njëjtit mjet pagese që keni përdorur gjatë blerjes.
  • 11.11 Konsumatori nuk ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata nëse mospërputhja është e parëndësishme. Në çdo rast, të gjitha të drejtat e garantuara nga legjislacioni në fuqi do të respektohen plotësisht.

12. GARANCIA E PRODUKTEVE

  • 12.1. Wurth Kosova ofron garanci për disa produkte të blear nga ju në cilësinë e konsumatorit. Të gjitha produktet që paraqiten si të pajisura me ggaranci kanë të shënuar qartë në platformë specifikat që lidhen me garancinë. Fletëgarancia te produktet që kanë lëshohet në momentin e përgatitjes së porosisë/produktit dhe nuk cenon të drejtat e palëve për paraqitjen e ankesave sipas këtyrë kushteve.
  • 12.2. Wurth Kosova do ta zëvendësoj produktin e konsumatorit nëse riparimi i tij është i pamundur ose nëse procesi i riparimit zgjat më shumë se 30 ditë pune nga dita e pranimit në depo të Wurth Kosova. Në rastet kur produkti në garanci nuk mund të riparohet ose zëvendësohe, Wurth Kosova do ta rimbursoj Konsumatorin me vlerën e plotë të produktit.
  • 12.3. Nëse periudha e garancionit ka përfunduar, Wurth Kosova do të refuzoj çdo kërkesë për riparim, zëvendësim apo rimbursim të produktit.
  • 12.4. Nëse Wurth Kosova vlerëson se produkti i sjellë për riparim ka pësuar dëmtime fizike ose dëmtime të tjera që nuk mbulohen nga garancia, ajo do të ju kontaktojë për të ju njoftuar se mund ta tërhiqni produktin tuaj. Ju keni afat njëzet (20) ditë për ta marrë produktin nga depoja qëndrore e Wurth Kosova. Nëse nuk e tërhiqni Brenda këtij afati, Wurth Kosova do të konsiderojë se keni hequr dorë nga produkti. Kjo I jep të drejtë Wurth Kosovës që të trajtojë produktin i braktisur dhe, për rrjedhojë, të vendosë për asgjësimin, hedhjen ose marrjen në pronësi të plotë, pa pasur asnjë detyrim ndaj jush.

13. FAQJA E INTERNETIT DHE PËRMBAJTJA E PALËVE TË TRETA

  • 13.1. Shërbimet mund të përfshijnë (ose t'ju ridrejtojnë përmes faqes) te lidhje të faqeve të tjera të internetit ("Faqet e palëve të treta"), si dhe artikuj, imazhe, tekste, grafikë, dizajne, muzikë, audio, video, informacione, aplikacione, softuer dhe çdo përmbajtje tjetër që u përket ose vjen nga palë të treta ("Përmbajtja e palëve të treta"). Këto faqe dhe përmbajtje të palëve të treta nuk shqyrtohen, monitorohen apo verifikohen nga ne për saktësi, përshtatshmëri apo plotësi, dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë faqe të tillë të aksesuar përmes Shërbimeve, apo për asnjë përmbajtje të palëve të treta të postuar, ofruar ose të instaluar përmes Shërbimeve — përfshirë përmbajtjen, saktësinë, opinionet, besueshmërinë, praktikat e privatësisë apo politikat e tyre.
  • 13.2. Përfshirja, ofrimi i lidhjeve ose lejimi i përdorimit apo instalimit të faqeve ose përmbajtjeve të palëve të treta nuk nënkupton miratimin apo mbështetjen tonë. Nëse vendosni të largoheni nga Shërbimet dhe të vizitoni faqet e palëve të treta, apo të përdorni/instaloni përmbajtje të tyre, këtë e bëni me përgjegjësinë tuaj. Duhet të jeni të vetëdijshëm se këto Kushte Ligjore nuk zbatohen më në ato raste. Ju rekomandohet të lexoni kushtet dhe politikat përkatëse — përfshirë ato të privatësisë dhe mbledhjes së të dhënave — të çdo faqeje që vizitoni ose aplikacioni që përdorni përmes Shërbimeve.
  • 13.3. Çdo blerje që bëni në faqet e palëve të treta kryhet drejtpërdrejt në ato faqe dhe nga kompanitë përkatëse; ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për këto transaksione, të cilat janë ekskluzivisht mes jush dhe palës së tretë. Ju e kuptoni dhe pranoni se ne nuk miratojmë produktet apo shërbimet e ofruara në faqet e palëve të treta, dhe nuk mbajmë përgjegjësi për dëmet që mund të rezultojnë nga blerjet tuaja. Po ashtu, nuk jemi përgjegjës për asnjë humbje apo dëm që mund t'ju shkaktohet juve në çfarëdo forme në lidhje me përmbajtjen ose ndërveprimin me faqet e palëve të treta.

14. MENAXHIMI I SHËRBIMEVE

Ne rezervojmë të drejtën, por jo detyrimin, për:
- monitorimin e Shërbimeve për shkelje të këtyre Kushteve Ligjore;
- të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore kundër kujtdo që, sipas gjykimit tonë, shkel ligjin ose këto Kushte Ligjore, duke përfshirë por pa u kufizuar në raportimin e një përdoruesi të tillë tek autoritetet e zbatimit të ligjit;
- sipas gjykimit tonë dhe pa kufizime, të refuzojmë, kufizojmë qasjen në, limitojmë disponueshmërinë e, apo të çaktivizojmë (në masën e mundshme teknologjikisht) llogarinë tuaj ose ndonjë pjese të saj;
- në diskrecionin tonë të vetëm dhe pa kufizime, njoftime, detyrime apo përgjegjësi, të heqim nga Shërbimet ose të çaktivizojmë të gjithë skedarët dhe përmbajtjet që kanë përmasa të tepërta ose që janë në ndonjë mënyrë rënduese për sistemet tona; dhe
- të menaxhojmë Shërbimet në një mënyrë të krijuar për të mbrojtur të drejtat dhe pronën tonë dhe për të lehtësuar funksionimin e duhur të Shërbimeve.

15. POLITIKA E PRIVATËSISË

Ne i kushtojmë rëndësi mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave tuaja. Ju lutemi lexoni Politikën tonë të Privatësisë këtu: www.wurth-kosova.com/Privatesia/
Duke përdorur Shërbimet, ju pranoni se i nënshtroheni kësaj Politike të Privatësisë, e cila përbën pjesë përbërëse të këtyre Kushteve Ligjore. Ju bëjmë me dije se Shërbimet operohen nga Kosova. Nëse i qaseni Shërbimeve nga një rajon tjetër i botës ku ligjet për mbledhjen, përdorimin ose publikimin e të dhënave personale janë të ndryshme nga ato në Kosovë, atëherë me përdorimin tuaj të vazhdueshëm të Shërbimeve ju pajtoheni që të dhënat tuaja të transferohen dhe përpunohen në Kosovë.

16. AFATI DHE NDËRPRERJA

  • 16.1. Këto Kushte Ligjore mbeten në fuqi dhe zbatohet plotësisht për aq kohë sa ju përdorni Platformen. Pa cenuar asnjë dispozitë tjetër të këtyre kushteve, ne ruajmë të drejtën, sipas diskrecionit tonë të plotë dhe pa ndonjë njoftim apo përgjegjësi, t'ju kufizojmë ose refuzojmë qasjen dhe përdorimin e Platformes (përfshirë edhe bllokimin e IP adresave), cilido qoftë përdoruesi dhe për çfarëdo arsye, madje edhe pa arsye të veçantë. Kjo përfshin rastet e shkeljes së ndonjë deklarate, garancie apo dispozite të këtyre Kushteve Ligjore ose ndonjë ligji të zbatueshëm. Ne mund të ndërpresim përdorimin ose pjesëmarrjen tuaj në Shërbime ose të fshijmë llogarinë dhe çdo përmbajtje apo informacion të postuar prej jush, në çdo moment dhe pa paralajmërim, sipas vlerësimit tonë.
  • 16.2. Nëse llogaria juaj mbyllet ose pezullohet për çfarëdo arsye, ju nuk keni të drejtë të regjistroni ose krijoni një llogari të re nën emrin tuaj, një emër të rremë, të huazuar ose emrin e ndonjë pale të tretë — edhe nëse veproni në emër të dikujt tjetër. Përveç mbylljes ose pezullimit të llogarisë, ne rezervojmë të drejtën të ndërmarrim veprime ligjore të nevojshme, përfshirë, pa u kufizuar në: procedura civile, penale dhe kërkesa për dëmshpërblim.

17. MODIFIKIMET DHE NDËRPRERJET

  • 17.1. Ne ruajmë të drejtën të ndryshojmë, përditësojmë ose heqim përmbajtjen e Shërbimeve në çdo kohë dhe për çfarëdo arsye, sipas vlerësimit tonë, pa ndonjë njoftim paraprak. Megjithëse mund të bëjmë ndryshime, nuk jemi të detyruar të përditësojmë informacionin që ndodhet në Platformë. Po ashtu, ne mund të modifikojmë ose të ndërpresim, tërësisht ose pjesërisht, Shërbimet në çdo moment dhe pa paralajmërim. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi ndaj jush ose palëve të treta për ndonjë ndryshim, rishikim çmimi, pezullim apo ndërprerje të Shërbimeve.
  • 17.2. Nuk mund të garantojmë që Shërbimet do të jenë gjithmonë të disponueshme. Mund të hasim probleme teknike me pajisje, softuer apo çështje të tjera, ose të kryejmë mirëmbajtje, që mund të shkaktojnë ndërprerje, vonesa ose gabime. Ne rezervojmë të drejtën të modifikojmë, rishikojmë, përditësojmë, pezullojmë apo ndërpresim Shërbimet në çdo kohë dhe për cilindo arsye, pa njoftim paraprak. Ju e kuptoni dhe pranoni që ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë humbje, dëm apo shqetësim që mund t'ju shkaktohet për shkak të pamundësisë për të hyrë ose përdorur Shërbimet gjatë vonesave, gabimeve apo ndërprerjeve. Asgjë në këto Kushte Ligjore nuk duhet interpretuar si detyrim nga ana jonë për të mirëmbajtur apo mbështetur Shërbimet, ose për të ofruar korrigjime, përditësime apo versione të reja të tyre.

18. LIGJI I APLIKUSHËM

  • 18.1. Këto Kushte Ligjore rregullohen dhe zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
  • 18.2. Për të gjitha çështjet juridike që nuk janë të përfshira në këto kushte të përgjithshme, zbatohen dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Ligjit Nr. 04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve.
  • 18.3. Ligji i aplikueshëm dhe mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve vlejnë për të gjitha Shërbimet e Gjirafa-s, për këto Kushte të Përgjithshme, si dhe për çdo kusht tjetër të veçantë që zbatohet për shërbime specifike të ofruara nga ne — përveç rasteve kur kushtet e veçanta përcaktojnë rregulla të tjera. Në ato raste, dispozitat e kushteve të veçanta kanë përparësi.

19. ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE

  • 19.1. Nëse Klienti është Jo-Konsumator (person juridik), çdo mosmarrëveshje, mospajtim apo pretendim që lind nga ose lidhet me këto Terme dhe Kushte të Përgjithshme dhe Kushtet e Përdorimit — përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e tyre — do të zgjidhet përmes arbitrazhit pranë Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Procedurat do të zhvillohen sipas Rregullave të Arbitrazhit të kësaj Qendre, që janë në fuqi në kohën e paraqitjes së rastit, dhe në pajtim me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Arbitri do të jetë një (1), procedura do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe vendi i arbitrazhit do të jetë Prishtina, Republika e Kosovës.
  • 19.2. Nëse Klienti është Konsumator (person fizik), çdo mosmarrëveshje, mospajtim ose pretendim që lind nga ose lidhet me këtë Marrëveshje — përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose pavlefshmërinë e saj — do të zgjidhet nga gjykata kompetente në Prishtinë.
  • 19.3. Wurth Kosova rezervon të drejtën të iniciojë procedura gjyqësore në vendin e banimit tuaj (jashtë Kosovës), kur kjo është e aplikueshme. Përndryshe, nëse këto Kushte Ligjore po pranohen në kuadër të aktivitetit tuaj afarist, vendndodhja relevante për këto kushte do të jetë ajo e zyrës suaj kryesore ose vendi ku zhvillohet aktiviteti juaj primar i biznesit.

20. KORRIGJIMET

Në përmbajtjen e Platformes mund të ketë informacione që përmbajnë gabime të shtypit, pasaktësi ose lëshime, si përshkrime, çmime, disponueshmëri ose të dhëna të tjera. Ne rezervojmë të drejtën të korrigjojmë çdo gabim, pasaktësi apo lëshim dhe të ndryshojmë ose përditësojmë informacionin mbi Platformë në çdo kohë, pa paralajmërim.

21. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË

  • 21.1. Shërbimet ofrohen "siç janë" dhe "siç janë të disponueshme". Ju pranoni se përdorimi i Shërbimeve bëhet tërësisht në përgjegjësinë tuaj. Ne nuk japim asnjë garanci për saktësinë ose plotësinë e përmbajtjes së Shërbimeve, apo të përmbajtjes në çdo faqe tjetër interneti ose aplikacion celular të lidhur me to, dhe nuk mbajmë përgjegjësi për:
    - gabime, lëshime ose pasaktësi në përmbajtje dhe materiale;
    - dëmtime personale ose materiale që rrjedhin nga qasja ose përdorimi juaj i Shërbimeve;
    - qasje të paautorizuar në serverët tanë të sigurt dhe/ose tek të dhënat personale ose financiare të ruajtura aty;
    - ndërprerje ose ndalim të transmetimit drejt ose nga Shërbimet;
    - viruse, defekte, "trojan horse" ose elemente të tjera të dëmshme të transmetuara nga palë të treta nëpërmjet Shërbimeve;
    - gabime ose lëshime në përmbajtje dhe materiale, apo çdo humbje apo dëm i shkaktuar nga përdorimi i përmbajtjes së postuar, transmetuar ose bërë e disponueshme përmes Shërbimeve.
  • 21.2. Ne nuk garantojmë, miratojmë apo marrim përgjegjësi për asnjë produkt ose shërbim të ofruar nga palë të treta përmes Shërbimeve, faqeve të hiperlidhura ose atyre të paraqitura në banera apo reklama të tjera. Ne nuk jemi palë dhe as nuk mbajmë përgjegjësi për mbikëqyrjen e transaksioneve midis jush dhe ofruesve të tillë. Ashtu si me çdo blerje në çfarëdo mediumi apo mjedisi, ju duhet të përdorni gjykimin tuaj dhe të veproni me kujdes.
  • 21.3. Në asnjë rrethanë, ne ose drejtuesit, ekipet, punonjësit apo agjentët tanë nuk do të jemi përgjegjës ndaj jush ose ndonjë pale të tretë për dëme të drejtpërdrejta, të tërthorta, pasuese, të veçanta, të rastësishme, ndëshkuese apo karakteristike duke përfshirë humbje fitimi, të ardhura, të dhëna ose dëme të tjera që burojnë nga përdorimi i Shërbimeve edhe nëse jemi paralajmëruar për mundësinë e tyre.

22. DËMËSHPËRBLIMI

  • 22.1. Ju pranoni të mbroni, dëmshpërbleni dhe të na mbani të padëmshëm përfshirë filialet tona, ekipin/stafin, agjentët, partnerët dhe punonjësit tanë nga çdo humbje, dëm, përgjegjësi, obligim, pretendim ose kërkesë, përfshirë shpenzimet dhe tarifat e avokatëve, të paraqitura nga ndonjë palë e tretë, si rezultat i:
    - përdorimit tuaj të Shërbimeve;
    - shkeljes së këtyre Kushteve Ligjore;
    - shkeljes së deklaratave ose garancive tuaja të përcaktuara në këto Kushte;
    - cenimit të të drejtave të palëve të treta nga ana juaj, përfshirë të drejtat e pronësisë intelektuale; ose
    - çdo veprimi të dëmshëm ndaj një përdoruesi tjetër të Shërbimeve me të cilin keni ndërvepruar përmes Shërbimeve.
  • 22.2. Pavarësisht sa më sipër, ne ruajmë të drejtën që, me shpenzimet tuaja, të marrim kontrollin dhe mbrojtjen ekskluzive të çdo çështjeje për të cilën ju kërkohet të na dëmshpërbleni. Ju pranoni të bashkëpunoni me shpenzimet tuaja në mbrojtjen tonë ndaj këtyre pretendimeve. Ne do të ndërmarrim përpjekje të arsyeshme për t'ju njoftuar për çdo pretendim, veprim apo procedurë që bie nën këtë detyrim dëmshpërblimi, sapo të kemi dijeni për të.

23. TË DHËNAT E PËRDORUESIT

  • 23.1. Ne ruajmë disa nga të dhënat që ju i dërgoni Shërbimeve, me qëllim që të mund të menaxhojmë funksionimin dhe performancën e tyre, si dhe të dhëna që lidhen me mënyrën se si i përdorni Shërbimet. Edhe pse ne kryejmë rregullisht kopje rezervë të të dhënave ("backups"), ju mbeteni plotësisht përgjegjës për çdo të dhënë që transmetoni ose që lidhet me aktivitetet tuaja gjatë përdorimit të Shërbimeve. Ju pranoni se ne nuk mbajmë përgjegjësi për asnjë humbje ose dëmtim të këtyre të dhënave, dhe me këtë akt hiqni dorë nga çdo pretendim ndaj nesh që mund të lindë nga humbja ose dëmtimi i tyre.

24. MARRËVESHJA NË DISTANCË

  • 24.1. Klienti pranon se këto Terme dhe Kushte përbëjnë një marrëveshje të realizuar në distancë, në përputhje me legjislacionin përkatës që rregullon marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet tregtarëve dhe klientëve, dhe pajtohet me të gjitha pasojat ligjore që rrjedhin prej saj. Dispozitat ligjore të veçanta që aplikohen për kategori të caktuara klientësh janë të shënuara qartë. Në raste kur ligji përkatës parashikon ndryshe, zbatohen dispozitat e atij ligji.
  • 24.2. Klienti konfirmon se Termet dhe Kushtet, së bashku me dokumentet mbështetëse dhe çdo informacion tjetër lidhur me to, i janë vënë në dispozicion në një format të qëndrueshëm dhe të qartë.

26. OBLIGIMET DHE MARRËVESHJET TJERA

  • 26.1. Wurth Kosova mund, në çdo kohë, të caktojë, transferojë, vendosë si garanci, ngarkojë, nënkontraktojë ose të menaxhojë në çfarëdo forme tjetër të gjitha ose një pjesë të të drejtave të saj sipas këtyre Termeve dhe Kushteve, si dhe të nënkontraktojë ose delegojë plotësisht ose pjesërisht detyrimet e saj tek një palë e tretë.
  • 26.2. Klientit nuk i lejohet të caktojë, transferojë, vendosë si garanci, ngarkojë, nënkontraktojë, krijojë trust apo të menaxhojë në çfarëdo forme tjetër ndonjë nga të drejtat ose detyrimet e tij që dalin nga këto Terme dhe Kushte.

27. FORCA MADHORE

  • 27.1. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për mosrealizimin ose vonesën në përmbushjen e çfarëdo detyrimi që marrim përsipër me Kontratë, nëse një gjë e tillë shkaktohet nga rrethana që janë jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm (në vijim "Forcë Madhore").
  • 27.2. Forca Madhore përfshin çdo veprim, ngjarje, mosveprim, dështim apo aksident që nuk mund të kontrollohet në mënyrë të arsyeshme nga ne, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
    - Greva, bllokada ose forma të tjera proteste;
    - Trazira civile, revolta, pushtim, sulme terroriste ose kërcënime terroriste, luftë (e shpallur ose jo), si dhe çdo kërcënim ose përgatitje për luftë;
    - Zjarr, shpërthim, stuhi, përmbytje, tërmet, shembje, epidemi ose fatkeqësi të tjera natyrore;
    - Pamundësi për të përdorur trenë, anije, aeroplanë, mjete motorike ose mjete të tjera transporti, publik ose privat;
    - Pamundësi për të përdorur sisteme telekomunikimi, publike ose private;
    - Akte, dekrete, ligje, rregullore ose kufizime të vendosura nga çfarëdo qeverie ose autoriteti publik;
    - Defekte apo aksidente në transportin detar, lumor, postar ose çfarëdo forme tjetër transporti.
  • 27.3. Detyrimet tona që burojnë nga Kontrata do të pezullohen për aq kohë sa zgjat situata e Forcës Madhore, dhe afati për përmbushjen e tyre do të zgjatet proporcionalisht me kohën e vonesës së shkaktuar. Ne do të ndërmarrim të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të minimizuar ndikimin e Forcës Madhore dhe për të vazhduar përmbushjen e detyrimeve tona.

28. TË NDRYSHME

  • 28.1. Këto Kushte Ligjore, së bashku me çdo politikë ose rregullore të publikuar nga ne në Shërbime ose në lidhje me to, përbëjnë tërësinë e marrëveshjes dhe mirëkuptimit midis jush dhe nesh, duke zëvendësuar çdo marrëveshje, pakt ose premtim të mëparshëm, qoftë verbal, me shkrim apo të nënkuptuar nga veprimet.
  • 28.2. Mosushtrimi ose moszbatimi nga ana jonë i ndonjë të drejte apo dispozite të këtyre Kushteve Ligjore nuk nënkupton heqje dorë nga ajo e drejtë apo dispozitë.
  • 28.3. Këto Kushte Ligjore zbatohen në masën më të gjerë që lejon ligji.
  • 28.4. Ne nuk jemi përgjegjës për asnjë humbje, dëm, vonesë apo mosveprim që shkaktohet nga rrethana jashtë kontrollit tonë të arsyeshëm.
  • 28.5. Nëse ndonjë dispozitë, ose pjesë e saj, shpallet e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, ajo do të konsiderohet e ndashme nga pjesa tjetër e Kushteve Ligjore, pa cenuar vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të mbetura. Kontrata mbetet e vlefshme në pjesën tjetër, edhe nëse elemente të caktuara rezultojnë të pavlefshme. Dispozitat e pavlefshme do të zëvendësohen, kur është e mundur, me dispozitat përkatëse ligjore.
  • 28.6. Këto Kushte Ligjore, apo përdorimi i Shërbimeve, nuk krijojnë asnjë lloj ndërmarrjeje të përbashkët, partneriteti, marrëdhënie punësimi ose agjencie mes jush dhe nesh.
  • 28.7. Ju pranoni që këto Kushte Ligjore nuk do të interpretohen në dëm të nesh për shkak se janë përpiluar nga ne. Me këtë, ju hiqni dorë nga çdo pretendim që mund të mbështetet në formën elektronike të dokumentit ose mungesën e nënshkrimit fizik për zbatueshmërinë e tyre.
  • 28.8. Ne rezervojmë të drejtën t'i rishikojmë dhe modifikojmë këto Kushte në çdo kohë. Ju do t'u nënshtroheni kushteve dhe politikave që janë në fuqi në momentin e përdorimit të faqes ose kryerjes së porosisë, përveç rasteve kur ndryshimet duhet të kenë efekt retroaktiv sipas ligjit ose vendimeve të autoriteteve kompetente. Në këto raste, ndryshimet do të zbatohen edhe për porositë tuaja të mëparshme.
  • 28.9. Nëse kjo kontratë përkthehet në disa gjuhë, versioni në gjuhën shqipe do të konsiderohet si versioni kryesor dhe ai do të përdoret për interpretim.
  • 28.10 Nëse lind ndonjë mospërputhje midis gjuhës ose kuptimit të kësaj kontrate dhe ndonjë dokumenti të bashkëngjitur, përparësi do të ketë teksti dhe kuptimi i pjesës kryesore të kësaj kontrate. Titujt janë vendosur vetëm për lehtësi reference dhe nuk ndikojnë në interpretimin e kontratës.

KOMUNIKIMET

Vizita e Shërbimeve, dërgimi i email-eve dhe plotësimi i formularëve online konsiderohen si komunikim elektronik. Ju pranoni të merrni komunikime elektronike dhe pranoni se të gjitha marrëveshjet, njoftimet, informimet dhe komunikimet e tjera që ju dërgojmë përmes email-it ose përmes Shërbimeve plotësojnë çdo kërkesë ligjore që komunikimi të jetë me shkrim. Ju gjithashtu pranoni dhe pajtoheni me përdorimin e nënshkrimeve elektronike, kontratave elektronike, porosive dhe çdo regjistrimi tjetër elektronik, si dhe me dorëzimin elektronik të njoftimeve, politikave dhe evidencave të transaksioneve të kryera nga ne ose përmes Shërbimeve, kur kjo është e zbatueshme.

Çdo njoftim që lidhet me këto Kushte duhet të jetë me shkrim dhe të dërgohet tek pala tjetër duke përdorur të dhënat kontaktuese të përcaktuara në kontratë, ose të dhënat e reja kontaktuese të njoftuara me shkrim më parë. Në parim, njoftimet do të dërgohen përmes postës elektronike (email), e cila ka gjithmonë përparësi si formë komunikimi.

Për të paraqitur një ankesë në lidhje me Shërbimet, ose për të kërkuar informacione shtesë lidhur me përdorimin e tyre, ju lutemi na kontaktoni në:
Wurth - Kosova SH.P.K.
Magjistralja Prishtine-Ferizaj, KM15
14000 Lipjan
Republika e Kosovës
Telefoni: +383 48 72 72 73 (Whatsapp/Viber)
Email: [email protected]