Servis i Autorizuar i Würth Kosova
Makineritë, mjetet dhe pajisjet që përdoren çdo ditë nga profesionistët i nënshtrohen ngarkesave të vazhdueshme dhe konsumimit të pjesëve. Për këtë arsye, mirëmbajtja e rregullt dhe zëvendësimi i pjesëve harxhuese janë thelbësore për funksionimin e sigurt dhe efikas të tyre.
Në servisin tonë të autorizuar, ju ofrojmë pjesë rezervë dhe pjesë harxhuese të disponueshme në stok, ndërsa pjesët ose komponentët e veçantë mund të porositen dhe sigurohen brenda një kohe relativisht të shkurtër.
Kohëzgjatja e garancisë përcaktohet sipas llojit të produktit, si më poshtë:
- Garanci 3-vjeçare për pajisjet Master
- Garanci 6-mujore për pajisje të caktuara, si ato pneumatike, elektrike etj.
- Garanci e përjetshme për mjetet dore Zebra
Nëse hasni ndonjë defekt në pajisjen, mjetin apo aparatin e blerë tek ne, mjafton të kontaktoni përfaqësuesin tuaj të shitjes ose të na vizitoni në servisin e vendosur në selinë qendrore të Würth Kosova. Ekipi ynë profesional do ta servisojë pajisjen dhe do ta rikthejë atë në gjendje funksionale në kohën më të shkurtër të mundshme.