Karriera në Würth
Würth si punëdhënës
Würth Group e bazon suksesin e saj tek stafi. Ne besojmë që çdo punonjës në ekipin tonë do të gjejë më shumë sesa vetëm një vend pune. Würth është mik i atyre që synojnë rezultate në jetë dhe përballen me sfida.
Kushti i vetëm për të gjithë është të ndajnë vizionin, qëllimet dhe vlerat tona. Historikisht, Würth ka ofruar mundësi të barabarta punësimi për të gjithë të interesuarit.
Nuk ka rëndësi nëse keni përfunduar studimet apo jo, nëse keni përvojë pune apo jo. Ajo që ka rëndësi është karriera juaj dhe çfarë dëshironi të arrini. Ka rëndësi ambicia dhe energjia juaj, si dhe aftësia për të ndarë planet tuaja të mëdha për të ardhmen.
Kultura Korporative
Si një grup ndërkombëtar, Würth përfaqëson një kulturë të hapur dhe gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se suksesi dhe prosperiteti burojnë nga diversiteti dhe se dallimet individuale dhe veçantia e secilit nuk janë pengesë përkundrazi, ato janë një potencial i madh për progres dhe inovacion.
I pranishëm në 80 vende të botës, me rreth 87,000 punonjës dhe mbi 4 milionë klientë, Würth Group është një partner biznesi i respektuar dhe i njohur globalisht. Me më shumë se 33,000 përfaqësues shitjeje në terren, Würth disponon ekipin më të fuqishëm të shitjes në botë.
Ky sukses i Würth Group është rezultat i besnikërisë së palëkundur ndaj vlerave themelore si cilësi, shërbim, inovacion dhe respect si edhe i talentit dhe ambicieve të përbashkëta të punonjësve tanë.